Aktualitet

Atentati në Don Bosko, nëna i mbeti viktimë, flet djali i Mimoza Pajës: S'jetojmë me borxhe, mami u vra se shkoi të merrte kafe. S'ishte në punë...

Ai tregon se e motra nuk e kishte braktisur të bijën, por vetë mbesa e donte shumë gjyshen dhe prandaj rrinte shumë me të.

16 Mars 2023, 15:53 Nga k.m.
Atentati në Don Bosko, nëna i mbeti viktimë, flet djali i Mimoza
Mimoza dhe Saimir Paja

TIRANË- Atentati në Don Bosko duke se ka lënë shumë pikëpyetje edhe lidhur me jetën e Mimoza Pajës, banakieres së lokalit që mbeti e vdekur nga breshëria e plumbave. Djali i Mimoza Pajës, Saimir Paja ka dhënë një intervistë për ‘Pa Gjurmë’, duke pretenduar se familja nuk ka vështirësi ekonomike, e po ashtu se mbesa e tij nuk është pa prindër, por ka zgjedhur që të jetojë me gjyshen e saj. Ndër të tjera në intervistën e tij, Sajmir Paja ka treguar se shumë gjëra që janë shkruan në media nuk janë të vërteta. Ai ka treguar se në ato momente Mimoza Paja nuk ka qenë në punë, por ka qenë duke pirë një kafe, duke hedhur poshtë të gjithë historitë e rrëfyera deri më tani. 

“Nuk kam mësuar asnjëlloj gjëje. Di që në atë lloj ore nuk ka qenë aty, thjesht ka qenë duke dalë për të marrë një kafe për vete se e konsumon shumë, e pëlqente. Nuk donte të rrinte vetëm në shtëpi, shkonte vinte, dilte. Për lokalin nuk e di fare, komshinj i kam, por nuk di të kenë ndonjë gjë, nuk kam dëgjuar gjë,”- ka treguar ai.

Ai tregon se e motra nuk e kishte braktisur të bijën, por vetë mbesa e donte shumë gjyshen dhe prandaj rrinte shumë me të.

“Mbesa gëzon shëndet të plotë, ka pak ato pasojat e veta, është e tronditur nga ngjarja që ka parë, s’ia uroj kurrkujt ta shohi, ne vetë të rritur kur e dëgjojmë na trondit, jo më një fëmijë 10 vjeçe. Mbesa është me nënën dhe babain e saj. Për arsye, siç rri çdo fëmijë, ka qenë më e lidhur më shumë me nënën jo se të tjerët nuk janë, kjo ka qenë më e lidhur më e dashur, jo çfarë mund të flitet se unë s’jam në dijeni fare, s’më ka interesuar fare ajo pjesë që është e përfolur, të paktën të shërbejë kjo e imja për dikë tjetër që të jenë më të rezervuar për nxjerrjen e lajmeve. Të vënë para anën njerëzore se këtu në Shqipëri është bërë kafshëri. Të rezervohen me dhënien e informacioneve. Siç më ndodhi mua mund t’i ndodhë dhe dikujt, por të mos i vrasin për herë të dytë e të tretë, sepse kanë shkruajtur gëra që nuk ekzistojnë. Nuk ka qenë duke shërbyer… Çdokush e bën një lëvizje emigrimi, për fëmijët e vetë, por nuk është e thënë që e ka lanë e ka braktisur, këto janë çmendurira që ndodhin vetëm këtu. Të gjitha kontributet për vajzën e saj i ka bërë ajo, unë kam bërë pjesën time, nëna i ka dhënë mbështetje, çfarë të them tani,”-shtoi ai. 

Sajmir Paja, duke se nuk i ka marrë mirë raportimet e mediave dhe ka treguar se është vrarë për së dytë nga lajmet që ka lexuar....

"Mesazhi është të bëhen më njerëzor. Të shohin njerëzillikun, të rezervohen në dhënien e lajmeve, nuk është jeta një klikim. Konkurencën mbajeni me gjëra reale, jo për klikime. S’kam të drejtën e askujt t’i bëj gjykimin një personi sado mund të jetë i lartë ose më i varfër, nuk kemi pse ta paragjykojmë, edhe nëse ka qenë ashtu, duhet t’i japim mbështetje jo t’ja thyejmë zemrën më shumë,"-e mbylli ai. 

Masakra ndodhi më 12 mars në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 58 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij. Murati tashmë është shpallur në kërkim./Dosja.al

mimoza paja saimir paja

Sondazh

Poll