Aktualitet

Tentoi të hapte një predhë të vjetër artilerie, plagoset 44-vjeçari në Durrës

I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

16 Mars 2023, 16:23 Nga A.B
Tentoi të hapte një predhë të vjetër artilerie,
Predha

DURRËS- Një 44-vjeçar në Durrës është plagosur pasi tentoi të hapte një predhë të vjetër të artilerisë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 14:30, në lagjen nr. 17, Durrës, shtetasi R. N., 44 vjeç, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, nga një djegore fundore e vjetër e predhave të artilerisë, të cilën e kishte gjetur në një kosh mbeturinash, djegore e cila i ka plasur në dorë kur ka tentuar ta hapë. 44-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

durres

Sondazh

Poll