Sport

Napoli në çerekfinalen e Champions, por ‘mbushet’ edhe kasaforta e Lille…

Kualifikimi i Napolit do t'i sjellë skuadrës franceze 2.5 milionë euro bonuse...

16 Mars 2023, 07:20 Nga DOSJA
Napoli në çerekfinalen e Champions, por ‘mbushet’ edhe

FRANCE - Autori i një dopieje, që ‘vulosi’ fitoren e Napolit ndaj Frankfurtit dhe rrjedhimisht kualifikimin e saj në çerekfinale të Champions League të mërkurën, Victor Osimhen, jo vetëm gëzoi tifozët italianë. 

Ai ka gëzuar shumë edhe drejtuesit e ish-klubit të tij francez, Lille, llogaritë e të cilëve do të mbushen kontraktualisht me një çek prej 2.5 milionë eurosh.

Osimhen me të vërtetë ishte transferuar në fund të korrikut 2020 te Napoli për një shumë prej 71.3 milionë euro, pa përfshirë bonuset.

Një bonus prej 10 milionësh lidhej me pjesëmarrjen e klubit italian në një çerekfinale të Champions League, në masën 2.5 milionë euro në vit, gjatë katër sezoneve të kontratës së lojtarit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll