Sport

LETRA! Joana Sanz konfirmon divorcin me Dani Alves: “Zgjodha një person që në sytë e mi ishte perfekt”...

Modelja ka postuar një letër emocionuese të shkruar me dorë në rrjetet sociale

15 Mars 2023, 21:59 Nga DOSJA

LETRA! Joana Sanz konfirmon divorcin me Dani Alves: “Zgjodha një

SPANJE - Joana Sanz publikoi këtë të mërkurë në rrjetet sociale një letër të saj të shkruar me dorë, në të cilën konfirmon divorcin me Dani Alves, lojtarin brazilian, i cili është arrestuar që nga janari i kaluar si i dyshuar për përdhunimin e një të reje në Barcelonë.

"Ndjenja e braktisjes dhe e vetmisë më godet sërish në derë. Mijëra pse pa përgjigje. Zgjodha si partner të jetës, një person që në sytë e mi ishte perfekt. Ai ishte gjithmonë aty kur kisha më shumë nevojë për të. Më mbështeti gjithmonë në çdo gjë, më ka inkurajuar gjithmonë të rritem, gjithmonë e dashur, e vëmendshme... Është e vështirë për mua të pranoj që ai person mund të më copëtojë në një mijë pjesë”, filloi duke shkruar modelja.

"Mendoj se do të më duhen vite të jetës sime për të hequr nga kujtesa mënyrën se si ai më shikonte, në atë mënyrë sikur të isha gjëja më e mahnitshme në botë. Ai më dukej aq njerezor sa megjithe vuajtjet qe me shkaktoi une jam akoma këtu pranë tij. Ende jam dhe do të jem, por në një mënyrë tjetër. Por unë e dua, e respektoj dhe e vlerësoj veten shumë më shumë. .
Falenderoj për mundësitë dhe mësimet që më jep jeta, sado të vështira të jenë, ja një grua e fortë që kalon në fazën tjetër të jetës së saj”,- përfundonte ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Joana Sanz (@joanasanz)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll