Sport

Pep Guardiola 'i mërzitur' dhe 'i fyer' nga sjellja e aktores Julia Roberts. Ja përse…

Trajneri i Man.Cityt, pas fitores ndaj Leipzig, tregon idhujt e tij dhe hapi mjaft tema diskutimesh…

15 Mars 2023, 21:13 Nga DOSJA

Pep Guardiola 'i mërzitur' dhe 'i fyer' nga sjellja e

ANGLI - Deklaratat e Pep Guardiolas, pas fitores së bujshme së Man.Cityt kundër Leipzigut dhe rrjedhimisht kualifikimi për në çerekfinalet e Champions League ka hapur shumë tema për të folur dhe madje ka bërë që edhe rivali i tyre, Manchester United të bëjë një publikim në rrjetet sociale. 

Trajneri spanjoll zbuloi tre idhujt e tij dhe tha se do të ndihet gjithmonë “humbës” për shkak të një veprimi të... Julia Roberts, aktores hollivudiane.

"Unë do t'ju tregoj një sekret. Unë kam tre idhuj në jetën time: Michael Jordan, Tiger Woods dhe Julia Roberts. Disa vjet më parë, Julia Roberts erdhi në Manchester dhe nuk ishte kur Sir Alex Ferguson po fitonte titull pas titulli, ishte kur ne ishim më të mirë se ata. Mirëpo ajo shkoi të shihte Man.United dhe nuk erdhi të na shihte ne.

Jam mërzitur shumë nga idhulli im. Kështu që edhe nëse arrij ta fitoj Champions Leaguen për tre sezonet e ardhshme radhazi, kjo nuk do ta zbusë zhgënjimin, që e pata sepse Julia Roberts erdhi në Mançester dhe nuk erdhi të shihte Man.Cityn”,- deklaroi trajneri i ‘Qytetarëve’, spanjoli Pep Guardiola. 

Mjaftuan këto fjalë, që menjëherë Manchester United të kujtonte në mediat sociale ditën kur aktorja e famshme e hollivudit, Julia Roberts vizitoi ‘Old Trafford’.

Pep Guardiola 'i mërzitur' dhe 'i fyer' nga sjellja e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll