Bota

Shpërthim i fuqishëm në minierën e qymyrit në Kolumbi/ Vdesin 11 persona, zhduken disa të tjerë

Shpërthimi ndodhi të martën mbrëma në komunën e Sutatausa në provincën Cundinamarca.

15 Mars 2023, 17:16 Nga a.l
Shpërthim i fuqishëm në minierën e qymyrit në Kolumbi/
Shpërthim në Kolumbi

KOLUMBI- Një shpërthim i fuqishëm në një minierë qymyri në Kolumbinë qendrore që preku katër miniera të tjera të lidhura me tunele ka vrarë të paktën 11 persona dhe ka lënë të tjerë të zhdukur. Presidenti Gustavo Petro njoftoi se ekipet e shpëtimit po bëjnë çdo përpjekje për të arritur minatorët e bllokuar. Shpërthimi ndodhi të martën mbrëma në komunën e Sutatausa në provincën Cundinamarca. Guvernatori i Cundinamarca-s, Nicolas Garcia Bustos fillimisht raportoi se nga shpërthimi humbën jetën 4 persona, 2 të tjerë u shpëtuan ndërsa 17 të tjerë dyshohet se kanë ngelur në minierë, shkruajnë mediat e huaja. 

Alvaro Farfan, kapiteni i departamentit të zjarrit Cundinamarca, tha për mediat lokale se shpërthimi preku pesë mina të ndërlidhura nga tunele, duke gjeneruar një shpërthim "zinxhir". Farfan tha se hipoteza fillestare është se shpërthimi u shkaktua nga një grumbullim gazesh. Shpërthimet, rrëshqitjet e dheut dhe emergjenca të tjera janë të zakonshme në minierat e qymyrit kolumbian.

shperthim ne kolumbi

Sondazh

Poll