Aktualitet

SHKODËR/ Lehona në burg, avokatja: Seancat janë zhvilluar pa njoftimin e të pandehurës

Nela është shprehur se policia gjyqësore e ka gjetur shtëpinë e të pandehurës kur kishte për të ekzekutuar vendimin e gjykatës.

15 Mars 2023, 17:50 Nga A.B
SHKODËR/ Lehona në burg, avokatja: Seancat janë zhvilluar pa
Avokatja

SHKODËR- Avokatja Xhoi Nela hodhi dritë mbi procedurat që janë ndjekur nga policia gjyqësore për arrestimin e një nëne lehone në Shkodër. Në 'Syritv', Nela është shprehur se policia gjyqësore e ka gjetur shtëpinë e të pandehurës kur kishte për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, ndërsa kur janë zhvilluar seancat ajo nuk është njoftuar, e si pasojë nuk ka pasur një proçes të drejtë ndaj saj.

"Duhet të sqarojmë një element sepse kodi i procedurës penale nuk lejon arrestimin e nënave që janë me fëmijë në gji. Policia ka bërë ekzekutimin e një vendimi i një forme të prerë që është dhënë më parë. Sa i përket dënimeve me gjobë, ata jepen nga gjykatat për personat që nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sipas legjislacionit ligji parashikon se dënimet me gjobë kërkojnë miratimin e të pandehurit. Ai pyetet nga gjykata nëse ka mundësi ose jo të paguaj gjobon në të kundërt nëse nuk ka mundësi të jepet një vendim tjetër alternativ.

Rezulton se oficerët e policisë gjyqësore në momentin që janë njohur me vendimin për ta arrestuar ato e kanë gjetur të pandehurën ndërsa kur është bërë gjyqi që të njoftohet dhe të merrte pjesë në proces gjyqësor ata nuk e kanë lajmëruar që është një shkelje e rëndë e të drejtave për një gjykim të drejtë."

Çfarë ka ndodhur?

Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. Ky pretendim mohohet nga Diana që deklaron se ish-burri e dhunonte. Por çudia ka ndodhur me vendimin e gjykatës. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindur.

Pa asnjë dijeni ajo u arrestua dhe ndodhet në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj. Diana Bahçja përfiton nga ligji dhe Kodi Penal, që parashikon shumë qartë se në rastin kur nëna është shtatzënë ose ka fëmijën nën 1 vjeç, atëherë ekzekutimi i vendimit për dënim edhe në rast se është i drejtë, do të duhet të shtyhet derisa bebi të mbushë 1 vjeç. Kjo në rastin e saj nuk ka ndodhur. Nëna është në burg ndërsa për fëmijën që ka nevojë urgjente dhe të pajustifikuar për nënë, është duke u kujdesur i shoqi, Naim Bahçja bashkë me mbesën e tij 11-vjeçare. 

E dënuara Diana Bahçja është nga Burreli ndërsa edhe ish-bashkëshorti i saj që e ka denoncuar për braktisjen e fëmijës së parë disa vite pas divorcit është nga Burreli, denoncim që e ka bërë pasi Diana është martuar për herë të dytë në Shkodër. /Dosja.al

rasti i diana bahcjas diana bahcja

Sondazh

Poll