Aktualitet

Aksident në Bulqizë/ Mjeti del nga rruga dhe bie në kanal, 20-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

20-vjeçari, Ramadan Meta është duke u transportuar me helikoper drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

15 Mars 2023, 16:39 Nga A.B
Aksident në Bulqizë/ Mjeti del nga rruga dhe bie në kanal,
Aksident

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin e rrugës së Arbrit, Bulqizë-Shupenzë. Një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i makinës tip ‘Audi’, 25-vjeçari, Ramadan Meta.

Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e automjeteve të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë të cilët kam mbërritur menjëherë në vendngjarje. I aksidentuari është dërguar drejt spitalit të Bulqizës për ndihmën e parë ku dhe pritet të dërgohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ka marrë plagë të rënda.

Meta është nisur me ambulancë drejt Traumës, pasi helikopteri e ka patur të pamundur të shkojë për shkak të motit të keq./Dosja.al

aksident ne bulqize ramadan meta

Sondazh

Poll