Aktualitet

Trafiku në Tiranë, Arlind Qori: Deri kur do durojmë?

Po ashtu ai ka theksuar se këtë unazë e ka kaluar me këmbë sot dhe ka arritur që të parakalojë tre autobusë. 

15 Mars 2023, 15:31 Nga I.A
Trafiku në Tiranë, Arlind Qori: Deri kur do durojmë?
Trafiku

TIRANË- Aktivisti Arlind Qori ka ngritur problematikën e trafikut në Tiranë. me anë të një postimi në Facbook, duke hedhur një foto nga Bulevardi Zhan D'ark, Qori shkruan se unaza është e bllokuar plotësisht për shkak të trafikut. Po ashtu ai ka theksuar se këtë unazë e ka kaluar me këmbë sot dhe ka arritur që të parakalojë tre autobusë. Ndërkohë që në fund të postimit, Qori ka ngritur pyetjen se deri kur do të durojnë. 

Postimi i PLotë:

Përpara gjysmë ore Unaza ishte tërësisht e bllokuar. Vargu i makina nuk kishte të mbaruar. Luftonin për 2 centimetra në minutë një mizëri makinash, aurobusësh, ambulancash, automjetesh të policisë etj. Motoristët e kishin diç më të lehtë se mund të kërcenin herë pas here në vendkalimet e këmbësorëve. Unë e përshkrova në këmbë krejt krahun juglindor të Unazës dhe arrita të parakaloj tre autobusë. Kjo luftë e përditshme e të gjithëve kundër të gjithëve për hapësirë ka fajtorë mes atyre që nuk kanë menduar kurrë të shohin me përparësi transportin publik e korsitë preferenciale të autobusëve që ecin shpejt. Janë ata që e kanë shndërruar makinën nga opsion në domosdoshmëri, se kështu blihet më shumë naftë. Janë ata që subvencionojnë pronarët e linjave urbane, pa asnjë kusht të udhëtimit të rehatshëm, të parashikueshëm e të shpejtë. Mes tyre, emri që spikat është i keqbërësit në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. Deri kur do ta durojmë?!

arlind qori

Sondazh

Poll