Art&Argëtim

Masazhi me thika, trendi më i ri në Tajvan!

23 Shtator 2019, 16:47 Nga DOSJA
Masazhi me thika, trendi më i ri në Tajvan!

Tajvan – Terapia e thikave, ku praktikisht një njeri të masazhon trupin me thika në vend të duarve, duke të goditur me to në mënyrë ritmike në vendet ku je bllokuar në trup, është edhe trendi më i ri i përhapur për momentin në Tajvan.

Edhe pse masazhimi me thika, dhe futja e thikave në terapitë fiziologjike është krijuar mbi 2 mijë vjet më parë, vetëm këtë vit ai është risjellë sërish në trend.

Hsiao Mei Fang, kryetarja e qendrës së lashtë terapeutike të masazhit me thika, ka 13 vjet që ushtrohet për këtë proçes kompleks, ajo thotë se në seancat e saj vijnë njerëz nga e gjithë bota, dhe se ajo ka ndihmuar shumë njerëz me këtë lloj terapie, që të çlirojnë energjitë e tyre negative.

Terapia e thikave e ka origjinën e vërtetë nga Kina dhe është më tepër se 2500 vjeçare.

Gjatë kohës së terapisë me thika, masazhatori gjithashtu bën dhe ca zhurma të çuditshme, të cilat mendohen të tërheqin energjinë pozitive në trupin e klientit.

Burimi: Daily Mail 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete masazhi me thika tajvan terapia me thika masazhi me thika tajvan terapia me thika

Sondazh

Poll