Art&Argëtim

Deveja sulmon gruan, ajo e kafshon devenë tek organet gjenitale!

23 Shtator 2019, 16:28 Nga DOSJA
Deveja sulmon gruan, ajo e kafshon devenë tek organet gjenitale!

Luiziana- Autoritetet e policisë kanë deklaruar ngjarjen e çuditshme të ndodhur ditën e sotme në Luizianë, në dyqanin Tiger Truck i cili është gjithashtu një kopsht privat i disa kafshëve ekzotike.

Gruaja rreth të 40-tave, ishte duke ndjekur nga pas qenin e saj të shurdhër, i cili nuk e dëgjonte kur e thërriste, dhe ndaj vraponte larg saj.

Qeni shkoi dhe u fsheh nën një tel me gjemba në formë gardhi, që mesa duket ishte territori i devesë.

Në momentin kur ajo po mundohej të arrinte të kapte qenin, u sulmua dhe nga deveja e quajtur Kasper.

Deveja i’u ul gruas përsipër, duke u munduar që ta shtypte dhe ta zinte poshtë.

Ka qenë ky momenti, që gruaja për t’u mbrojtur, e ka kafshuar devenë në organet e tij seksuale.

Duke bërë kështu që deveja të çohej menjëherë nga ajo, dhe të vraponte nga dhimbja.

Një deve mund të peshojë deri ne 500 kg, nëse gruaja nuk do e kafshonte devenë në testikuj siç bëri, me siguri ajo nuk do të ishte gjallë në këto momente.

Burimi: Daily Mail Australia 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete deve luiziana deve luiziana

Sondazh

Poll