Art&Argëtim

Tërmetet/ ‘Rolling Stones’ fyen shqiptarët, Ermal Meta i del kundër medias italiane

23 Shtator 2019, 14:19 Nga DOSJA
Tërmetet/ ‘Rolling Stones’ fyen shqiptarët, Ermal Meta i

ITALI– Këngëtari shqiptar Ermal Meta nuk e ka kursyer përgjigjen pas një statusi ironizues të “Rolling Stone Italia” për tërmetet në Shqipëri. 

“Tërmeti mbërrin në Itali nga Shqipëria. A është kjo çfarë ndodh kur kufijtë janë të hapur? Kryesisht të kequshqyerit, bëjnë të dridhen shtëpitë në gjysmën e Puglias!”,- shkruante Rolling Stone Italia.

Komenti u fshi pas disa minutash nga faqja e medias italiane, megjithatë, Ermal Meta ka arritur që ta kapë duke shprehur edhe reagimin e tij.

“Nga këto anë i quajmë humbësa”, shkruan Meta kundër medias italiane.

Një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë ditën e shtunë. Sipas IGJEUM forca e tërmetit ka qenë me manginutë 5.8 ballë i shkallës rihter me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit. Lëkundjet kanë qenë të forta dhe janë dëmtuar më shumë se 900 banesa dhe janë lënduar mbi 110 persona.

Prej dy netësh qytetarët janë ndjerë të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat dhe po flenë në çadra e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ermal meta termet i forte ne shqiperi ermal meta termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll