Ekonomi

Tërmeti/ Qeveria ngre Task Forcën në ndihmë të bizneseve të prekura, 2 adresat ku mund të drejtoni ankesat

23 Shtator 2019, 15:39 Nga DOSJA
Tërmeti/ Qeveria ngre Task Forcën në ndihmë të

TIRANË- Ministria e Financave dhe Ekonomisë së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes së  Sipërmarrjes  dhe në bashkëpunim  me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë ngritën Task Forcën për të mundësuar marrjen e informacionit nga bizneset e dëmtuara, si pasojë e tërmetit dhe verifikimin e kërkesave të ardhura.

Sipas informacionit të marrë do të bashkërendohet edhe me strukturat e tjera të specializuara për vlerësimin e dëmeve dhe ofrimin e asistencës së nevojshme për bizneset e prekura.

Për këtë arsye, Ministria e Financave dhe Ekonomisë vënë në dispozion të bizneseve të prekura nga tërmeti adresat elektronike, si më poshtë:

[email protected]

[email protected]

Çdo sipërmarrës mund të kontaktojë për marrjen e informacionit të kërkuar apo adresimit të ankesave.

Në ditët në vijim pritet të ketë edhe komunikime të tjera me biznesin, me qëllim lehtësimin dhe përmbushjen e nevojave emergjente nga ana e tyre apo e qytetarëve.

Një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë. të shtunën. Sipas IGJEUM forca e tërmetit ka qenë me manginutë 5.8 ballë i shkallës rihter me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit. Lëkundjet kanë qenë të forta dhe janë dëmtuar më shumë se 900 banesa dhe janë lënduar mbi 110 persona.

Prej dy netësh qytetarët janë ndjerë të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat dhe po flenë në çadra e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi anila denaj task-force termeti i forte ne shqiperi anila denaj task-force termeti i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll