Ekonomi

Pas tërmetit nisin shirat, parashikohen rrebeshe të forta dhe stuhi. Ja deri kur do të zgjasë

23 Shtator 2019, 10:05 Nga DOSJA
Pas tërmetit nisin shirat, parashikohen rrebeshe të forta dhe stuhi.

TIRANË- Vendi ynë sot dhe dhe nesër do të përfshihet nga moti i keq, ku rrebeshe shiu dhe stuhi afat-shkurtëra.

Sipas Meteoalb rreshjet e nisura tani do të vijojnë për shumë deri mesditën e nesërme, kur pritet dobësimi i ndjeshëm i intesitit të shirave.

Era do të jete e fortë me shpejtësi mbi 65 km/h duke sjellë probleme në brigjet detare. Ndërkohë nga ana tjetër dhe IGJEUM, ka bërë me dije se shiu do të jetë prezent.

NJOFTIMI NGA IGJEUM

Dita e hene dhe ajo e Martë do të jenë me mot të vranët në të gjithë territorin. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet mesatar deri edhe të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve. Kjo situatë më tepër do të jetë e theksuar përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ultësirës perëndimore ndërsa relievet malore do të preken më pak. Dita e Mërkurë do të ketë përmirësim me mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash dhe reshje shiu të dobta dhe lokale. Dita e Enjte pritet përsëri përkeqësim i motit me reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formë stuhish dhe rrebeshesh në zonën e qendrës dhe atë të veriut ndërsa zona e jugut do të preket nga reshje shiu me intensitet të ulët. Java mbyllet me ditën e Premte me mot me alternime vranësirash e kthjellimesh dhe reshje shiu të dobta dhe lokale deri në orët e mesditës. Temperaturat në vlerat minimale pritet të kapin vlerat nga 9ºC deri në 17ºC ndërsa ato maksimale 17ºC deri në 29ºC. Për rajone/zona të veçanta shihni edhe tabelën bashkëngjitur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale meteoalb parashikimi i motit rrebeshe shiu stuhitë godasin vendin meteoalb parashikimi i motit rrebeshe shiu stuhitë godasin vendin

Sondazh

Poll