Ekonomi

Dëmet nga tërmeti, Kisha Katolike mesazh solidariteti: T’i qëndrojmë pranë të dëmtuarëve

22 Shtator 2019, 12:27 Nga DOSJA
Dëmet nga tërmeti, Kisha Katolike mesazh solidariteti: T’i

 TIRANË- Kisha Katolike ka reaguar pas tërmetit që ra ditën e djeshme, i cili ka shkaktuar dëme të shumta materiale dhe ka lënë mbi 100 të plagosur. Me anë të një mesazhi në Facebook, kisha shpreh solidaritetin me të gjithë banorët që janë prekur nga ky tërmet.

Me anë të këtij mesazhi duam të shprehim solidaritetin tonë si dhe duam t’i qëndrojmë pranë secilit prej jush duke u angazhuar së pari në lutje, duke ja besuar Zotit rimëkëmbjen dhe kapërcimin e situatës por edhe duke vënë në dispozicion përkrahjen tonë konkrete përmes strukturave të saja”, shkruan Kisha Katolike

MESAZHI I PLOTË

Të nderuar qytetarë të Kombit tonë Shqipëri, në veçanti ju të prekur më së shumti nga kjo katastrofë natyrore, Kisha Katolike në Shqipëri, solidarizohet me të gjithë ju, individë dhe familje, që dje dhe gjatë natës së sotme përjetuat çaste me të vërtetë të dhimbshme si pasojë e tërmetit. Me anë të këtij mesazhi duam të shprehim solidaritetin tonë si dhe duam t’i qëndrojmë pranë secilit prej jush duke u angazhuar së pari në lutje, duke ja besuar Zotit rimëkëmbjen dhe kapërcimin e situatës por edhe duke vënë në dispozicion përkrahjen tonë konkrete përmes strukturave të saja.

Dita e diele, që për ne besimtarët është momenti kulmor i takimit me Zotin e jetës, na ka gjetur të bashkuar në lutje si dhe do na gjejë sërish të bashkuar në ditët në vazhdim. Ftojmë, nxisim dhe bëhemi mbartës për të mos harruar shenjën dalluese të popullit dhe të kombit tonë, që është solidariteti, ndihma dhe shpresëdhënia për kapërcimin e kësaj gjendje. Përkrahim ndihmën dhe angazhimin e strukturave shtetërore në dobi të qytetarëve. Popull dashamirës dhe mirëdashës, ‘shtëpia është e mikut dhe e Zotit’. Miqtë tanë vëllezër sot kanë nevojë më shumë se kurrë për ne. Le të mos perëndojë dielli pa e pas kryer solidaritetin tonë. Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë mesditën e djeshme. Tërmeti me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por është ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla. Dëmet materiale ishin të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu mësohet se janë dhe rreth 60 të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale earthquake albania kisha katolike termet i forte ne shqiperi earthquake albania kisha katolike termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll