Ekonomi

Dëmet e tërmetit, ministria e Shëndetësisë bën bilancin: 105 të plagosur, 10 prej tyre ende në spital

22 Shtator 2019, 07:24 Nga DOSJA
Dëmet e tërmetit, ministria e Shëndetësisë bën

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë sot informacione për gjendjen e të plagosurve pas lëkundjeve të forta të tërmetit. Me anë të një njoftimi zyrtar ministria bën me dije se në spitalet e Durrësit dhe Tiranës kanë marrë shërbim mjekësor 105 qytetarë.

Mësohet se pjesa më e madhe e pacientëve kanë lëne spitalet dhe aktualisht janë 10 vetëm qytetarë që po mbahen në vëzhgim.

NJOFTIMI I PLOTË

10 qytetare ne observim mjekesor, pjesa tjeter lene spitalet. Vijon gatishmeria e ekipeve mjekesore me spitalin e Traumes, ne QSUT dhe ne spitalin e Durresit. Ne keto spitale kane marre sherbim mjekesor 105 qytetare te lenduar nga termeti, nga te cilet 74 qytetare kane marre sherbim ne spitalin e Traumes, kryesisht me demtime te shkaktuara nga rrezimet apo goditjet.

Pjesa me e madhe e pacienteve kane lene spitalet dhe aktualisht jane 7 qytetare qe po marrin sherbim ne spitalin e Traumes dhe 3 qytetare ne spitalin e Durresit. Spitalet jane ne gatishmeri te plote, me staf te perforcuar mjekesor. Ministria e Shendetesise ka vene ne zbatim planin e gatishmerise per rastet e emergjencave.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë mesditën e djeshme. Tërmeti me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por është ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla. Dëmet materiale ishin të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu mësohet se janë dhe rreth 100 të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale 107 te plagosur demet e termetit ministria e shendetesise termet i forte ne shqiperi 107 te plagosur demet e termetit ministria e shendetesise termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll