Bota

Kurti i përgjigjet Lajçak: Suksesi i marrëveshjes nuk varet nga unë, kam ofruar ta nënshkruaj

Kurti po ashtu theksoi se ata e dinë qëndrimin e Serbisë.

14 Mars 2023, 13:34 Nga I.A
Kurti i përgjigjet Lajçak: Suksesi i marrëveshjes nuk varet nga
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër. I pyetur nga gazetarët për deklaratën e fundit të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak ku tha se nuk ka marrëveshje nëse nuk formohet Asociacioni, Kurti tha se duhet diskutuar për planin e zbatimit të marrëveshjes që janë pajtuar në Bruksel.

“Ne jemi dakorduar për propozimin evropian me iniciativë franko-gjermane dhe të mbështetur nga SHBA-të dhe Italia, aty janë 5 fjali në preambulë janë 11 nene gjithsejtë. Le ta diskutojmë planin e zbatimit. Unë e kuptoj që Serbia shtynë shumë për çështjen e Asociacionit, ajo është në nenin 10, në fakt kur kam shikuar tash së fundmi bashkë me konkluzionet që janë bërë në Bruksel del se që nga 2 korriku i vitit 2011 deri më 25 gusht të vitit 2015 janë 39 marrëveshje gjithsejtë dhe Asociacioni përbënë 6 pikat e para të një marrëveshje 15 pikëshe e cila është e 16 prej 39”, tha Kurti.

Kurti po ashtu theksoi se ata e dinë qëndrimin e Serbisë.

“Ne e dimë qëndrimin e Serbisë por unë duhet ti referohem asaj që i jemi marrë vesh. Plani i zbatimit duhet të diskutohet në Ohër e mbase jo vetëm në Ohër . Unë jam optimist, por tash se a do të ketë sukses apo jo e dini që nuk varet prej meje. Unë kam ofruar që ta nënshkruajmë propozimin evropian por pala tjetër nuk ka qenë e gatshme e ka refuzuar”, tha Kurti.

albin kurti miroslav lajçak dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll