14 Mars 2023, 12:59
Nga A.B

Bota në tërësi po çarmatoset, Europa po armatoset, madje fuqimisht. Me këtë formulë mund të përmblidhen rezultatet e raportit të fundit SIPRI të Institutit të Stokholmit për Paqen. Instituti suedez merr në shyqrtim dhe krahason tregtinë botërore të armëve në të gjithë botën dhe e furnizon opinionin dhe ekspertët me të dhëna ushtarake.
Sipas studiuesit të SIPRI, Pieter Wezeman në bisedë me Deutsche Wellen tek trendet kryesore të tregtisë së armatimit bën pjesë “rritja e ndjeshme e importit të armëve në shtetet europiane” dhe “shtimi i rolit të SHBA si furnizuese armësh në të gjithë botën”.
Në hapësirën kohore më të fundit të marrë në shqyrtim nga vitit 2018-2022 tregtia botërore e amëve ka rënë me 5% krahasuar me periudhën 2013-2017. Ndërkohë importet e armatimit të vendeve europiane nga SHBA janë shtuar me 47%, ato të shteteve të NATO-s madje me 65%. Arsyeja për këtë lidhet me fillimin e luftës në Ukrainë.
Ukraina numri 3 në botë si importuese
Më parë Ukraina nuk luante rol si blerëse e armëve, kjo sepse ish-republika sovjetike prodhonte vetë armë dhe ka pasur ende shumë armë nga koha e Bashkimit Sovjetik. Por nëse vëren shifrat për importimin e armëve në vitin 2022 Ukraina është ngjitur në vendin e tretë në botë si vend importues i armëve.
Ndërsa pesë vendet kryesore exportuese të armatimeve në botë janë SHBA, Rusia, Franca, Kina dhe Gjemania.
Në këtë renditje nuk ka ndryshuar asgjë krahasuar me periudhën e mëparshme.
Ndryshime ka pasur vetëm tek vende të veçanta. Kështu SHBA, nr.1 në botë për exportet e armëve i ka shtuar me 14% eksportet e armëve, që ndërkohë përfshijnë 40% të eksporteve globale të armëve, ose “transferës globale”, sipas SIPRI që përfshin tregtinë e armëve si edhe ndihmën ushtarake (falas), që luan rol tek mbështetja e Ukrainës. Rritje të madhe si eksportuese armësh shënon edhe Franca, numri 3 në botë për tregtinë e armëve.
Sipas SIPRI ndryshime të tilla nuk janë të pazakonta, sepse lidhen herë pas here me porosi të majme në prodhimin e armatimit. Pieter Wezeman shpjegon me këtë edhe rënien e ndjeshme me 35% të biznesit të armatimit të Gjemanisë. “Ndryshimi në eksportin e armatimit nga Franca është i natyrës strukturore. Franca e mbështet fuqishëm industrinë e saj të armatimeve dhe me këtë pati shumë sukses vitin e kaluar.”
Në sy bie edhe rënia e Kinës si eksportuese e armëve, 23%. Eksperti i SIPRI e shpjegon këtë me faktin që “Kina nuk ia ka dalë të futet në disa nga tregjet më të rëndësishme të armatimit, në disa raste thjesht për arsye politike.” Për shembull Kina nuk shet armë tek rivali i saj, India.
Sipas Wezeman, Kina nuk ia ka dalë për habi as të mënjanojë konkurrentët nga SHBA dhe Europa në në Lindjen e Afërt dhe të Mesme. Një rënie të ndjeshme të tregtisë së armëve shënon Afrika, 40%.
Por sipas ekspertit të SIPRI kjo nuk e bën Afrikën më paqësore. Shifrat e SIPRI “nuk qëndrojnë në marrëdhënie të drejtpërdrejtë me konfliktet në të cilat përdoren armët” në këtë rajon.
Rusia e ka shtuar influencën e saj si furnizuese armësh në pjesën e Subsaharës, sidomos në Mali. Më parë Mali ka blerë armatime nga shumë vende, edhe nga Franca e SHBA. Pas puçit ushtarak në vitin 2020 shumë vende perëndimore ishin të rezervuara, ndërkohë që Rusia i shtoi shitjet në këtë vend./DW
shba
Bota
14 Mars 2023, 12:37
I.A
Tre lideret
SHBA- Më shumë se një vit pasi Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Australia deklaruan se po kombinonin forc...
Bota
14 Mars 2023, 12:06
I.A
Ekipi i BBC
UKRAINË- Një video tregon momentin e tmerrshëm ku një ekuipazh i BBC-së u detyrua të arratisej pasi u pë...
Bota
14 Mars 2023, 11:55
a/b
Joseph Borrell dhe Varhelyi
TIRANË- Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Joseph...
Bota
14 Mars 2023, 11:31
I.A
Miroslav Lajçak
SERBI- I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav La...
Bota
14 Mars 2023, 10:49
I.A
Goran Vesiç
SERBI- Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës Goran Vesiç thekson se pret që Kosova t’i p&eum...
Bota
14 Mars 2023, 10:27
I.A
Milo Gjukanoviç
MALI I ZI- Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të mbahen në fund të majit ose në fillim të qershorit...
Bota
14 Mars 2023, 10:16
I.A
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit...
Bota
14 Mars 2023, 09:20
A.B
Robert Kiyosaki
SHBA- Një ekspert i Wall Street, i cili parashikoi me saktësi kolapsin e Lehman Brothers në vitin 2008, ka zbuluar se c...
Bota
14 Mars 2023, 09:12
I.A
PE
BRUKSEL- Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, u bëri thirrje eurodeputetëve në seancën plenare të Strasburgu...
Bota
14 Mars 2023, 08:45
A.B
Foto ilustruese
KORE- Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të shkurtër (SRBM) në drejtim të Deti...