14 Mars 2023, 10:16
Nga I.A
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i një rëndësie të madhe, vendimtare për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit dhe se shpreson që të dyja palët “të kapin momentin” në dialog dhe të jenë konstruktiv në bisedimet e ardhshme.
Këtë ajo e tha gjatë një interviste të organizuar nga Agjencia Evropiane e Lajmeve, së bashku me 16 agjenci të tjera nga BE-ja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina. Ajo ka diskutuar edhe për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me presidentin amerikan Joseph Biden dhe në pyetjen se sa është e rëndësishme për procesin e zgjerimit dhe stabilitetin e Evropës që Beogradi dhe Prishtina të normalizojnë marrëdhëniet, si dhe cilat janë pasojat nëse negociatat e 18 marsit në Ohër nuk sjellin rezultat, von der Leyen tha se kjo është një mundësi për të dyja palët dhe shprehu shpresën se (bisedimet) do të jenë konstruktive.
“Lufta në Ukrainë nënvizoi rëndësinë gjeostrategjike të procesit të zgjerimit. Ne dëshirojmë që partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor të jenë sa më afër nesh dhe sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Von der Leyen.
Ajo tha se kur është fjala për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ekziston një plan evropian dhe ai plan është në tavolinë.
“Mendoj se tani është një mundësi reale për të dyja palët që të përfitojnë nga momenti. Normalizimi është i një rëndësie të madhe, vendimtare për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit. Unë me të vërtetë shpresoj thellësisht që të dyja palët të jenë shumë konstruktive në bisedimet në vijim”, tha Von der Leyen.
E pyetur se cilat mund të jenë pasojat për të dyja palët nëse dialogu nuk sjell rezultate, ajo tha se duhet të presin negociatat dhe pastaj të shohin rezultatet.
ursula von der leyen
Bota
14 Mars 2023, 09:20
A.B
Robert Kiyosaki
SHBA- Një ekspert i Wall Street, i cili parashikoi me saktësi kolapsin e Lehman Brothers në vitin 2008, ka zbuluar se c...
Bota
14 Mars 2023, 09:12
I.A
PE
BRUKSEL- Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, u bëri thirrje eurodeputetëve në seancën plenare të Strasburgu...
Bota
14 Mars 2023, 08:45
A.B
Foto ilustruese
KORE- Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të shkurtër (SRBM) në drejtim të Deti...
Bota
14 Mars 2023, 08:40
I.A
SBV
SHBA- Huadhënësi SVB Financial Group i fokusuar në startup javën e kaluar u bë banka më e madhe që falimen...
Bota
14 Mars 2023, 08:33
I.A
Shperthimet
GJERMANI- Në pjesën e parë të shtatorit të vitit 2022, një cisternë e regjistruar në Greqi, lundroi n&e...
Bota
14 Mars 2023, 08:26
I.A
Silicon Valley Bank
SHBA- SVB Financial Group dhe dy drejtues të lartë janë paditur nga aksionerët për kolapsin e Silicon Val...
Bota
14 Mars 2023, 08:15
A.B
Aktoret
SHBA- Disa pretendojnë se parashikuan suksesin e filmit "Everything Everywhere All at Once". Ai ishte favorit që në fillim të g...
Bota
14 Mars 2023, 08:09
A.B
Vendi i ngjarjes
KANADA- Tragjedi në Amqui. Dy persona ndërruan jetë dhe nëntë të tjerë u plagosën kur një&nbs...
Bota
13 Mars 2023, 23:15
k.m.
Michael Cohen
Ish-avokati i ish-Presidentit Donald Trump, Michael Cohen pritet të dëshmojë të Hënën përpara një jur...
Bota
13 Mars 2023, 23:02
k.m.
Masatoshi Ito
JAPONI- Në moshën 98-vjeçare, ka ndërruar jetë miliarderi japonez Masatoshi Ito, i cili “ndërtoi&r...