Bota

Eksperti i Wall Street paralajmëron: Do falimentojë edhe Credit Suisse, 'telashe serioze' për tregun e bonove në SHBA

Ai e bëri parashikimin vetëm disa orë përpara se vetë Credit Suisse të pranonte se ka një kolaps.

14 Mars 2023, 09:20 Nga A.B
Eksperti i Wall Street paralajmëron: Do falimentojë edhe Credit
Robert Kiyosaki

SHBA- Një ekspert i Wall Street, i cili parashikoi me saktësi kolapsin e Lehman Brothers në vitin 2008, ka zbuluar se cila bankë do e ketë radhën pas Silicon Valley. Robert Kiyosaki parashikoi se banka e ardhshme që do të falimentojë është Credit Suisse ndërsa tregu i paqëndrueshëm i bonove do të pësojë rënie, raporton 'DailyMail'.

Ai e bëri parashikimin vetëm disa orë përpara se Credit Suisse të pranonte se ka një 'dobësi' pasi kostot e sigurimit të obligacioneve arritën vlerën më të lartë.

Kiyosaki tha: "Problemi është tregu i bonove. Mendoj se banka e radhës që do të bjerë është Credit Suisse, sepse tregu i bonove po shembet".

Ai shpjegoi, ndërsa mbante në dorë një kartëmonedhë dollari: 'Dollari amerikan po e humb homogjenitetin e tij në botë tani. Kështu që ata do të shtypin gjithnjë e më shumë nga kjo...duke u përpjekur që kjo të mos fundoset.' 

Eksperti tha se tregu i bonove i cili është më i madh se tregu i aksioneve është tani problemi dhe fakti që ai po bie është shqetësues për shumë persona. 

Ai vazhdoi duke thënë se "është i shqetësuar për Credit Suisse", pavarësisht se është një bankë e madhe.

Në orët e para të mëngjesit, u njoftua se Credit Suisse Group AG kishte 'dobësi' në procedurat e raportimit për vitet fiskale 2021 dhe 2022.

"Dobësia" e tyre ishte në aftësinë e bankës për të hartuar dhe mbajtur vlerësime efektive të rrezikut në pasqyrat e saj financiare, thuhet në raport.  

credit suisse

Sondazh

Poll