Art&Argëtim

E çuditshme/ Vazja qan me lot kristali çdo ditë, dhimbje dhe agoni për 22-vjeçaren

23 Shtator 2019, 11:33 Nga DOSJA

Armeni – Satenik Kazaryan, 22 vjeç nga Armenia derdh rreth 50 lot kristali në ditë.

Rasti i saj është mjaft i rrallë, por edhe mjaft i dhimbshëm. E reja thotë se jeta e saj është kthyer në një tmerr.

Mjekët po mundohen ta analizojnë që ta kuptojnë më mirë rastin e saj, pasi ilaçet që ata i dhanë në fillim, tashmë nuk po i bëjnë më punë.

22-vjeçarja thotë se këtë çrregullim e ka sepse një ditë kishte qenë tek dentisti, dhe diçka i kishte hyrë në sy. Më pas kishte kuptuar se në sy i kishte hyrë një kristal.

Që nga ajo ditë, vajzës i lotojnë sytë çdo ditë, dhe ajo derdh të paktën 50 lot me copëza kristali në ditë.

Mjekët janë të tërë të shokuar dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë për ta ndihmuar vajzën.

Në fillim vajzën nuk e besoi askush, por tani e tërë Armenia e njeh rastin e saj, dhe njerëzit janë të suportueshëm dhe po mundohen ta ndihmojnë.

Burimi: Daily Mail 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete 22-vjeçarja armeni lot kristali 22-vjeçarja armeni lot kristali

Sondazh

Poll