Art&Argëtim

Aurela Hoxha një këngëtare?! Modelja shqiptare pushton mediat ndërkombëtare, ngatërresa me yllin ukrainas (Foto)

23 Shtator 2019, 13:58 Nga DOSJA
Aurela Hoxha një këngëtare?! Modelja shqiptare pushton mediat

TIRANË– Modelja shqiptare Aurela Hoxha ka marrë pjesë në Javën e Modës në Milano. E veshur me një fustan ngjyrë pink që i nxirrte supet jashtë, Aurela ka tërhequr vëmendjen e të gjithë mediave ndërkombëtare, të cilat kanë shkruar për të.

Por ajo çfarë bie në sy është se mediat e njohura si “Vanityfair”, nuk e kanë quajtur Aurela Hoxhën si modelja shqiptare që ndezi tapetin e kuq, por e kanë ngatërruar atë me një këngëtare mjaft të njohur ukrainase.

Bëhet fjalë për Svetlana Loboda-n, këngëtaren e njohur që në paraqitjen e jashtme duket sikur të ishte motra e Aurela Hoxhës.

Buzët e fryra, ngjyra e flokëve dhe ngjashmëria në fytyrë ka bërë që mediat ndërkombëtare ta cilësojnë Aurelën si Svetlanën, këngëtaren nga Ukraina.

Vetë modelja ka publikuar foto nga Java e Modës në Milano, në rrjetet e saj sociale. Ajo duket mjaft e lumtur me shkëlqimin që i dha tapetit të kuq, por mesa duket nuk ka ende dijeni për ngatërresën e bërë në media.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aurela hoxha java e modes ne milano svetlana loboda aurela hoxha java e modes ne milano svetlana loboda

Sondazh

Poll