Bota

Izraeli liron të burgosurin më të vjetër palestinez

Ai ishte akuzuar për përpjekje për të kontrabanduar armë nga Irani në Rripin e Gazës me anijen "Karine A", e cila u kap në Detin e Kuq nga ushtria izraelite në janar 2002.

13 Mars 2023, 19:46 Nga k.m.
Izraeli liron të burgosurin më të vjetër palestinez
Foto ilustruese

IZRAEL- 83-vjeçari Fouad Soubaki u lirua nga autoritetet izraelite pasi kreu dënimin me 17 vjet burg për kontrabandë armësh. Fouad ishte një zyrtar i lartë i partisë Fatah të Presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas dhe ishte arrestuar në vitin 2002 nga forcat palestineze të sigurisë gjatë Intifadës së dytë (kryengritje palestineze 2000-2005) përpara se të kapej nga forcat izraelite.

Ai ishte akuzuar për përpjekje për të kontrabanduar armë nga Irani në Rripin e Gazës me anijen "Karine A", e cila u kap në Detin e Kuq nga ushtria izraelite në janar 2002.

"Fouad Shubaki u lirua sot (e hënë) nga burgu në qytetin e Ashkelon (në Izraelin jugor) dhe është nisur për në Ramallah, në Bregun Perëndimor të pushtuar,"- këtë njoftim tha një zëdhënës i Shoqatës së të Burgosurve Palestinez.

Djali i tij, Hazem Soubaki, konfirmoi lirimin e tij për AFP.  

Soubaki u mbajt midis 2002 dhe marsit 2006 në burgun Jericho, në zonën autonome palestineze, në qendër të Bregut Perëndimor, nën mbikëqyrjen e vëzhguesve amerikanë dhe britanikë, deri në arrestimin e tij, së bashku me palestinezë të tjerë. Një gjykatë ushtarake izraelite e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me 20 vjet burg, por dënimi i tij u reduktua më vonë në 17 vjet.

izrael

Sondazh

Poll