Bota

Rasti Dehari, shkarkohet kryeinspektori Ylber Topalli, Ministria e Drejtësisë: Ka dhënë dy raporte kontradiktore

Siç ka shkruar ministria, sipas Komisionit Disiplinor, Topalli ka bërë një sërë shkeljesh ligjore. MD ka shtuar se Topalli ka hartuar dy raporte kontradiktore lidhur me rastin Dehari.

13 Mars 2023, 18:06 Nga I.A
Rasti Dehari, shkarkohet kryeinspektori Ylber Topalli, Ministria e
Astrit Dehari

KOSOVË- Ministria e Drejtësisë ka informuar sot se është shkarkuar kryeinspektori Ylber Topalli, lidhur me rastin e Astrit Deharit. Siç ka shkruar ministria, sipas Komisionit Disiplinor, Topalli ka bërë një sërë shkeljesh ligjore. MD ka shtuar se Topalli ka hartuar dy raporte kontradiktore lidhur me rastin Dehari.

“Pas një sërë gjetjesh faktike që dëshmojnë shkelje të rënda procedurale në rastin e ndërlidhur me zhvillimet pas vrasjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Komisioni Disiplinor ka ardhur në verdiktin final për shkarkimin e tij, duke marrë parasysh një sërë shkeljesh ligjore”, thuhet në njoftim.

Ylber Topalli dyshohet se i ka marrë kamerat e sigurise nga burgu i Prizrenit para Policisë dhe i ka sjell në Ministrinë Drejtesisë, duke tejkaluar edhe kompetencat që bartë detyra e tij, veprime të cilat kan kontribuar negativisht drejt hetimit të drejtë të vrasjes së Astrit Deharit.

Më 8 dhjetor të vitit të kaluar, 12 mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky akt i rëndë është vërejtur gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në ata të rinj. Sipas saj, ky veprim ka për qëllim që të dështojë përfundimisht procesi hetimor për vdekjen e Deharit. Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), dhe të njëjtit më pas janë kthyer sërish në punë. Por, Abazi pretendon se IML-ja është nën vëzhgim të kamerave 24 orë, dhe sipas tij, dihet qartë se kush ka hyrë brenda frigoriferit për t’i nxjerr mostrat.

ylber topalli astrit dehari

Sondazh

Poll