Bota

Vuçiç pas takimit me Lajçak: Formimi i Asosacionit është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve

Vuçiç me atë rast ritheksoi se formimi i ZSO-së është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe për sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave të popullit serb në Kosovë.

13 Mars 2023, 18:31 Nga I.A
Vuçiç pas takimit me Lajçak: Formimi i Asosacionit
Lajçak dhe Vucic

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka biseduar me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, për propozimin evropian, formimin e Unionit të Komunave Serbe si dhe hapat e tjerë të nevojshëm që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Vuçiç me atë rast ritheksoi se formimi i ZSO-së është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe për sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave të popullit serb në Kosovë.

Në komunikatën për media pas takimit, e cila është dërguar nga Presidenca, thuhet se Vuçiç ka theksuar se Serbia po punon me përgjegjësi dhe është e përkushtuar për të negociuar me qëllim të arritjes së kompromisit dhe zgjidhjeve të qëndrueshme të nevojshme për një jetë normale dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram ka thënë se ka pasur një bisedë të vështirë dhe kuptimplotë me Lajçakun dhe ka bërë të ditur se bisedimet për Kosovën me Lajçakun do të vazhdojnë edhe sonte por edhe nesër.

"Bisedë e vështirë dhe kuptimplotë me Miroslav Lajçak. Ne do të vazhdojmë sonte dhe nesër gjatë gjithë ditës bisedimet për Kosovën dhe të ardhmen evropiane të Serbisë. Rroftë Serbia!", ka shkruar presidenti i Serbisë.

aleksandër vuçiç miroslav lajçak dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll