Bota

DËSHMIA- Hrvatin i tregon të gjitha! Krimineli serb zbulon takimin me Roganoviç: U kthye nga Shqipëria, u vonua se është invalid

Hrvatin përmend takimin me Dulet Dushko Roganoviç, i cili udhëtoi nga Shqipëria drejt Serbisë për t'i takuar. 

13 Mars 2023, 17:57 Nga A.B
DËSHMIA- Hrvatin i tregon të gjitha! Krimineli serb zbulon takimin me
Bojan Hrvatin

SERBI- Ditën e sotme, Bojan Hrvatin, dëshmitari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë në çështjen kundër klanit kriminal të Veljko Belivuk dhe Marko Miljkoviç, i cili aktualisht akuzohet për 7 vrasje të kryera në Serbi, vazhdoi sot dëshminë e tij para Gjykatës Speciale në Beograd.

Gjatë seancës ai ka treguar me detaje vrasjet që ka kryer së bashku me grupin, takimet e madje edhe lidhjet me kriminelë të tjerë. Në dëshminë e siguruar nga 'Kurir', Hrvatin përmend takimin me Dulet Dushko Roganoviç, i cili udhëtoi nga Shqipëria drejt Serbisë për t'i takuar. 

"Në fund të gushtit, Veljko Belivuk na ftoi të shkojmë në Turqi. Unë dhe Millosh Budimir shkuam në një aeroport, jo të Ataturkut, por në një më të vogël, dhe prej andej fluturuam për në Antalia. Aty e kemi pritur edhe Dulet Dushko Roganoviçin, i cili po vinte nga Shqipëria, u vonua sepse ai është invalid, kështu që stafi e hipi dhe ne u vonuam dhe arritëm në mbrëmje me fluturimin e dytë. Ne shkuam në vendin ku Belivuk kishte një vilë me qira, aty shoh edhe një djalë që quhet Milinko Brašnjović , në buzë të Gadafit, ai quhej Milly, Face, Gaddaff."- ka treguar Hrvatin. 

DËSHMIA- Hrvatin i tregon të gjitha! Krimineli serb zbulon takimin me
Dushko Roganoviç

Dushko Roganoviç është i njohur në Mal të Zi prej vitesh. Më 25 prill 2017, ai mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i një bombe të vendosur nën makinën e tij "Golf 5" pranë stacionit kryesor të autobusëve në Herceg Novi. Pas shpërthimit të tmerrshëm, Dushkos iu prenë të dyja këmbët. Më pas, ai tha se nuk e dinte se kush do të donte ta vriste, pasi “nuk është në konflikt me askënd”. Por për Policinë, ai mund të jetë tentuar të vritet nga grupi kundërshtar, anëtarë të “klanit Skaljar”.

Dushko Roganoviç u lirua nga burgu në janar të vitit 2016 dhe u dënua me tetë vjet për vrasjen e liderit të tifozëve, Marko Vesniç nga Beogradi dhe plagosjen e Ivan Markoviçit në Igalo në vitin 2009. Në vitin 2006, ai ishte i dyshuar për tentim vrasje e bashkëqytetarit Vladimir Dželatoviç. Pas vrasjes së fundit, Dushko dhe vëllai i tij Vladan kishin veshur jelek antiplumb dhe lëviznin me armë për një kohë të gjatë, sepse e dinin se u rrezikohej jeta, si dhe ngisnin makina të blinduara.

Veljko Belivuk është akuzuar se qëndron në krye të një klani brutal të krimit, si pjesë e një klubi futbolli të Beogradit. Belivuk akuzohet se ka drejtuar një bandë kriminale të lidhur me trafikun e drogës, rrëmbime, pastrim parash dhe vrasje.

Problemi i parë që pati me ligjin ishte në vitin 2007, kur Belivuk ishte në krye të kompanisë së sigurimit “Blayëatch”, një klub nate në Beograd. Ai u përfshi në një përplasje të dhunshme me dy të mitur. Në 2008, prokurorët e akuzuar për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, por kur dëshmitarët ndryshuan deklaratat, akuza u ndryshua nga tentativë vrasjeje në plagosje të lehtë.

Në vitin 2013, Belivuk me grupin e tij shkatërruan një lokal në Beograd në pronësi të Aleksandër Vaviç, lideri i tifo-grupit tjetër, i njohur si Alkatraz. 

Belivuk tha se e kishte takuar Vuçiçin personalisht në disa raste, një fakt që presidenti e kishte mohuar. “Është normale, që kur ke një akuzë kundër teje, kur krimineli e sheh që çfarë po i ndodh, dhe jo vetëm kriminelët, por edhe vrasësit më të këqinj dhe kasapë, ata reagojnë në atë mënyrë që të dalin të palarë duke thënë se gjithçka është politike, për të pasur support politik nga disa media që janë të kapura politikisht” tha Vuçiç.

bojan hrvatin serbi gjyqi i bojan hrvatin

Sondazh

Poll