Bota

Lideri çeçen takohet me Putin: Jemi me ju deri në fund

Gjatë një vizite në Kremlin të hënën, Kadyrov i raportoi Putinit se Çeçenia po ecën shumë mirë, falë mbështetjes ruse.

13 Mars 2023, 17:05 Nga I.A
Lideri çeçen takohet me Putin: Jemi me ju deri në fund
Vladimir Putin dhe Ramzan Kadyrov

RUSI- Udhëheqësi çeçen pro-Kremlinit Ramzan Kadyrov ka përsëritur se luftëtarët çeçenë në Ukrainë do ta ndihmojnë Moskën të luftojë deri në fund. Gjatë një vizite në Kremlin të hënën, Kadyrov i raportoi Putinit se Çeçenia po ecën shumë mirë, falë mbështetjes ruse.

Kadyrov i tha presidentit rus: Luftëtarët e Republikës Çeçene po shërbejnë me sukses në zonën e operacionit special ushtarak, ne po përmbushim të gjitha urdhrat tuaja dhe synojmë të veprojmë deri në fund. Banorët e rajonit mbështesin plotësisht operacionin ushtarak special dhe e konsiderojnë të nevojshëm arritjen e qëllimeve dhe objektivave të tij.

Kadyrov është akuzuar nga vëzhgues ndërkombëtarë dhe të pavarur për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në territorin e tij dhe më gjerë. Ai drejton forca të konsiderueshme paraushtarake që megjithëse formalisht janë pjesë e strukturave ruse të sigurisë kanë besnikëri personale ndaj tij.

ramzan kadyrov lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll