Sport

VIDEO / Zbardhet debati i Kumbullës me arbitrin që i nxorri të kuqen!

Por në duelin e çmendur ndaj Sassuolos në kampionatin italian, Kumbulla humbi durimin, goditi me shkelm Berardin (45+3’) dhe la Romën me dhjetë lojtarë.

13 Mars 2023, 13:12 Nga DOSJA
VIDEO / Zbardhet debati i Kumbullës me arbitrin që i nxorri të

ITALI - Marash Kumbulla shijoi golin e parë sezonal të enjten e kaluar. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, vulosi triumfin 2-0 të Romës përballë Real Sociedad. 23-vjeçari shënoi me kokë në takimin e parë të raundit të 1/8-ve në Europa League.

Por në duelin e çmendur ndaj Sassuolos në kampionatin italian, Kumbulla humbi durimin, goditi me shkelm Berardin (45+3’) dhe la Romën me dhjetë lojtarë.


Njëkohësisht shkaktoi edhe penallti, ndërkohë që ndeshja përfundoi 3-4 për Sassuolon. Lojtari shqiptar ra pre e provokimit të kundërshtarit, ndaj të cilit reagoi në të njëjtën mënyrë.

“Ai më goditi i pari me shkelm dhe ti më tregon mua kartonin e kuq?!”, iu hakërrye Kumbulla arbitrit Fabbri sipas raportimeve të medieve pranë verdhekuqve.

Lojtari i Kombëtares pritet të pezullohet me dy ndeshje për veprimin e kryer në “Olimpico”, ndërkohë që Roma humbi pikë të rëndësishme për objektivin Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll