Sport

Ronaldo humbet futbollin e madh por jo vendin e parë mes yjeve!

Por, pesë herë fituesi i Topit të Artë vazhdon të jetë pjesë e raportimeve nga kontinenti i vjetër për lojën e tij në Arabinë Sauditë, ku realizoi dy het-trike e skuadra e tij e re, ndërsa tani po dominon në një tjetër aspekt.

13 Mars 2023, 12:34 Nga DOSJA
Ronaldo humbet futbollin e madh por jo vendin e parë mes yjeve!

ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo ishte nën kritika në fund të vitit të kaluar për sjelljet e tij te Manchester United çka edhe pasoi shkëputja e kontratës me dakort[si të dyanshëm.

Ylli 38-vjeçar më pas vendosi të kalonte te Al Nassr për një pagë që raportohet të jetë 200 milionë euro në vit dhe kritikat u rritën edhe më shumë se ai u largua nga Evropa për shkak të kësaj shume.

Por, pesë herë fituesi i Topit të Artë vazhdon të jetë pjesë e raportimeve nga kontinenti i vjetër për lojën e tij në Arabinë Sauditë, ku realizoi dy tri-gol[sha me skuadr[n e tij t[ re, ndërsa tani po dominon në një tjetër aspekt.

Ronaldo është lojtari më i kërkuar në Google, me 17.4 milionë kërkime në emër të tij. Ai e mposht rivalin e përjetshëm, Lionel Messin, që është në vendin e dytë me 13.2 milionë kërkime.

Top treshen e mbyll Neymar, që ka 9.2 milionë kërkime në emër të tij, e listën e plotë mund ta shikoni më poshtë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport)

B.T. (Dosja.al)

Sondazh

Poll