Art&Argëtim

“Tallën menderen, skandal i madh”, vipat shqiptarë revoltohen keq me lajmin e rremë mbi tërmetin: S’është momenti i

23 Shtator 2019, 09:46 Nga DOSJA
“Tallën menderen, skandal i madh”, vipat shqiptarë

Personazhe të ndryshëm të showbiz-it shqiptar janë revoltuar shumë me lajmin e rremë që u përhap me shpejtësi ditën e djeshme mbi tërmetin ‘apokaliptik’ që thanë se do të shpërthente para mesnate. Me mesazhe të ndryshme në rrjete sociale, moderatorë, aktorë, modele, këngëtarë e njerëz të famshëm nga fusha të ndryshme, kanë shprehur revoltën e tyre përmes disa rreshtave, dedikuar në rrjete sociale, ku ftojnë dhe njerëzit të ruajnë qetësinë e të mbledhin veten nga paniku i shkaktuar qellimisht.

Jul Deda: Boll me ironi, nuk është momenti i duhur për të bërë humor. Njerëzit kanë frikë dhe është normale të kenë, pas asaj që ndodhi dje. megjitahtë duhet patur parasysh se tërmetet nuk parashikohen dot dhe çdo lëkundje është në dorë të tokës. Ne bëjmë mirë të rrimë të qetë dhe thjesht të besojmë vetëm në një vend, në Zot.

Roza Lati: U kthyem në shtëpi edhe ne. Do flejmë qetë meqë do bëjnë burg dy gazetarë mashtrues.

Blerina Bombaj: Japonezët, gjithë jetën investojnë në sizmiologji, dhe kanë arritur ta parashikojnë tërmetin vetëm pak sekonda para. ne shqipot, e parashikojmë disa orë para dhe me orë fikse, “e gjysëm”. O zot na ruaj nga tërmetet dhe nga budallenjtë. Zot na fal, njerëz kujdes hajdutët.

Albana Osmani: A munden shkencëtarët të parashikojnë termetet? JO. Askush nuk mund t’i parashikojë ato. Kanë provuar të bëjnë parashikime por nuk kanë arritur. Nganjëherë mund të flasim për të ardhmen që mund të ketë, por asnjehrë nuk parashikojmë dot orën as minutën.

Aulona Musta: Njerëz! Nëse vendi ynë do të kishte njerëz të aftë të parashikojnë orën ekzakte të një tërmeti dhe sa ball dot ë jetë ai, e sigurtë që ne nuk do të ishim ky vend m*ti që jemi! Për më tepër këta njerëz nuk do ishin këtu, se do t’i kishtr marrë Japonia me kohë! Besoj kaq mjafton për të kuptuar që ai lajm që është shpërndarë në rrjetet sociale është thjeshtë një tallje e madhe mendereje me njerëzit që janë mjaftueshëm të terrorizuar.

Drini Zeqo: Ja çfarë ndodh kur portalet postojnë idiotsira të tilla dhe një popull si ky i yni beson se tërmetet parashikohen.

Iva Tiço: Skandal i madh, nuk quhet fjalë e lirë në gojën e atyre që nuk e kanë idenë rëndësinë e fjalës. Mu duk sikur po shihja filma me apokalips.

Këta njerëz të njohur të medias, e shumë të tjerë, nuk kanë nguruar të gjykojnë lajmin që u shpërnda me shpejtësi mes njerëzve dhe shkaktoi panik. Rrugë të mbushura plot, sheshe me njerëz dhe trafik makinash, një kaos i shkaktuar nga një informim i pasaktë.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz albana osmani aulona musta drini zeqo jul deda roza lati termet i forte ne shqiperi vipat shqiptar për tërmetin albana osmani aulona musta drini zeqo jul deda roza lati termet i forte ne shqiperi vipat shqiptar për tërmetin

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Shtator 2019, 08:06

KOSOVË– Djali me origjinë nga Kosova, Ramell Arifi ka vendosur të sfidojë të gjitha paragjykimet dhe të jetë i hapur, pas pranimit për të marrë pjesë në nj...

Art&Argëtim 23 Shtator 2019, 07:20

Vjen nga Malësia e Madhe për të sfiduar VIP-at e metropolit, të cilët për Valer Kolnikajn janë ata që dorëzohen më shpejt para vështirësive që u sjell jeta.Ish-...