Art&Argëtim

Ja pse Stephen Hawking mund të ketë të drejtë për fundin e botës!

23 Shtator 2019, 11:00 Nga DOSJA
Ja pse Stephen Hawking mund të ketë të drejtë për

Amerikë – Stephen Hawking ishte shkenctari i njohur i cili zbuloi teorinë e relativitetit. Ai parashikoi se njerëzimi ka rreth 100 vite të mbetura, për të gjetur një planet tjetër të ngjashëm me tokën.

Me ndryshimet klimatike, rritjen e numrave të asteroidëve që po bien në tokë, epidemitë e ndryshme dhe rritjen e numrit të popullsisë, planeti ynë është bërë i pasigurtë dhe i paqëndrueshëm në jetëgjatësinë e tij.

Si fillim, një nga problemet më të mëdha që kemi si planet, janë drejtuesit e këtij planeti, të cilët vuajnë të tërë nga çrregullimi narcistik i personalitetit, dhe shtoji këtyre narcistëve dhe faktin që të tërë ata kanë në dorë armët bërthamore të tokës.

Ndërkohë që këta njerëz të sëmurë mendojnë se kujt t’ia lëshojnë bomën bërthamore, në Antarktidë gjendet një sipërfaqe akulli rreth 72 km që pritet të shkrijë. Kjo do bëjë që përmbytje të mëdha të ndodhin, ndryshimet klimatike të përkeqësohen dhe viruse të reja të dalin nga akulli dhe të bëhen aktive sërish.

Të gjithë këto probleme të ardhura nga çdo skaj për planetin tokë dhe për jetëgjatësinë e qenies mendore, të bëjnë të mendosh se njeriu është një qenie toksike, që kudo që ta vendosësh, edhe në kushte perfekte, natyra e tij vetëshkatërruese do të bëjë që të shkatërrojë dhe ambientin e tij përreth.

Duke kuptuar këto, a ja vlen vërtetë që njerzit të shpëtojnë dhe të nisin rrugëtimin për gjetjen e një planeti tjetër, kur do ta shkatërrojnë atë po njësoj?

Burimi: Chicago Tribune 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete stephen hawking teorite e tij mbi fundin e botes stephen hawking teorite e tij mbi fundin e botes

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Shtator 2019, 08:06

KOSOVË– Djali me origjinë nga Kosova, Ramell Arifi ka vendosur të sfidojë të gjitha paragjykimet dhe të jetë i hapur, pas pranimit për të marrë pjesë në nj...

Art&Argëtim 23 Shtator 2019, 07:20

Vjen nga Malësia e Madhe për të sfiduar VIP-at e metropolit, të cilët për Valer Kolnikajn janë ata që dorëzohen më shpejt para vështirësive që u sjell jeta.Ish-...