Aktualitet

Aksident në Fier/ Tentoi të shpëtonte qenin në rrugë, makina kthehet përmbys. Shoferi në spital

Shoferi i mjetit tip “Volswagen” dyshohet se gjatë përpjekjes për të shmangur një qen, ka humbur kontrollin e mjetit të tij dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit.

12 Mars 2023, 19:30 Nga k.m.
Aksident në Fier/ Tentoi të shpëtonte qenin në rrugë,
Pamje nga aksidenti

FIER- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kastrioti”, ku shoferi i mjetit tip “Volswagen” dyshohet se gjatë përpjekjes për të shmangur një qen, ka humbur kontrollin e mjetit të tij dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit.

Pas përplasjes, drejtuesi është nxjerrë nga makina dhe është dërguar në spital, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

fier

Sondazh

Poll