Aktualitet

Mbytet varka me emigrantë në Itali! Organizata 'Alarm Phone' akuzon autoritetet: U vonua shpëtimi!

Të mbijetuarit, të cilët ishin në bordin e gomones, u shpëtuan nga një anije tregtare.

12 Mars 2023, 18:38 Nga k.m.
Mbytet varka me emigrantë në Itali! Organizata 'Alarm Phone'
Foto ilustruese

ITALI- Një varkë me 47 emigrantë në bord është mbytyr në ujërat e Libisë. Të mbijetuarit, të cilët ishin në bordin e gomones, u shpëtuan nga një anije tregtare.

"Pas fundosjes me shumë vdekje, kemi frikë se të mbijetuarit, të cilët panë miqtë e tyre të vdesin para se të shpëtoheshin nga një anije tregtare, do të detyrohen të shkojnë në Libi ose Tunizi ku i presin kushte çnjerëzore. Kërkojmë që të gjithë të mbijetuarit të futen brenda. një vend i sigurt në Evropë,”- thuhej në mesazhin e shfaqur në profilin e Alarm Phone në Twitter.

Alarm Phone shkruan autoritetet italiane u kishin dhënë udhëzime anijeve tregtare të pranishme në zonë, por vëzhgimi zgjati vetëm 24 orë. Për këtë arsye Alarm Phone akuzon Italinë për ngjarjen tragjike. Mbrëmë, sipas Alarm Phone (OJQ e krijuar nga një rrjet i madh aktivistësh për të alarmuar shpëtimin në det), kontakti me varkën kishte "humbur".

Kujtojmë se në muajin shkurt, një tragjedi u shënua në bregdetin itlaiane në Cutro ku 62 persona humbën jetën në përpjekje për të mbërritur në brigjet e Italisë, madje sot deti kishte nxjerrë një tjetër viktimë. Mësohet se shkak për këtë tragjedi u bë fakti se trafikantët hodhën në det dhjetëra njerëz për të lehtësuar gomonen me të cilën udhëtonin për të mos u kapur nga policia./Ansa

 

libi

Sondazh

Poll