Aktualitet

Inskenuan braktisjen e fëmijës së tyre të mitur që të strehohej në Itali/ Zbulohet skema e mashtrimit të çiftit shqiptar, kapen në dalje të Barit

Një kontroll me autoritetet shqiptare bëri të mundur që të konstatohej se emrat ishin prindërit e të miturit i cili pretendohej të kishte ardhur vetëm në Itali.

12 Mars 2023, 16:48 Nga a.l
Inskenuan braktisjen e fëmijës së tyre të mitur që
Policia Italiane

ITALI-  Një çift shqiptar kanë braktisur fëmijën e tyre 17-vjeçar në Itali me qëllim që ai të strehohej atje. Mediat italiane raportojnë se shqiptarët kishin inskenuar braktisjen e të birit në Pisa të Italisë, duke përfituar nga mbështetja që shteti italiane jep për të miturit e pashoqëruar. Por mesa duket plani i tyre nuk ka shkuar siç duhet. I riu ka është marrë në pyetje nga policia ku ka treguar se nuk kishte ansjë të afërm që të kujdesej për të. Megjithatë hetimet u zgjeruan më tej lidhur me rastin në fjalë pasi dëshmia e të miturit nuk ishte mjaftueshëm ibindës për autoritetet. 

17-vjeçari iu besua Shoqërisë Shëndetësore. Paralelisht, punonjësit e zyrës së të miturve kërkonin të hetonim më shumë lidhur me të. I mituri, i supozuar i braktisur, kishte zbritur në aeroportin e Pizës dy ditë më parë me një avion nga Shqipëria, në listën e pasagjerëve të të cilit kishte edhe një çift me të njëjtin mbiemër. Një kontroll me autoritetet shqiptare bëri të mundur që të konstatohej se emrat ishin prindërit e të miturit i cili pretendohej të kishte ardhur vetëm në Itali. Biletën e avionit e kishte blerë online edhe një bashkatdhetar nga provinca e La Spezias. I marrë në pyetje nga oficerët e policisë së La Spezia-s në emër të kolegëve të Pisanit, shqiptari nuk ishte në gjendje të jepte arsyet e duhura për këtë çështje.

Lidhur me rastin u dha një alarm mbarëkombëtar, i cili pati efektet e veta. Prindërit e 17-vjeçarit, të cilët kishin simuluar braktisjen e fëmijës së tyre, u bllokuan nga policia në Bari kur po tentonin të largoheshin nga territori italian në Bari. 

policia italiane

Sondazh

Poll