Bota

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës: Lajçak ofroi 15 modele të rregullimit të të drejtave të minoriteteve

Sipas Kryeziut, nuk është kërkuar të zgjedhin një nga ato 15 modele.

10 Mars 2023, 22:05 Nga a.l
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës: Lajçak
Përparim Kryeziu

KOSOVË- Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se emisari i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak ka ndarë me qeverinë 15 modele evropiane mbi rregullimin e të drejtave të minoriteteve, por jo të asociacioneve. Ai ka deklarua se Qeveria do t’i analizojmë veçoritë dhe karakteristikat si dhe përshtatshmërinë e atyre modeleve, raporton transmetuesi publik. Sipas Kryeziut, nuk është kërkuar të zgjedhin një nga ato 15 modele.

Gjithmonë duke qenë në respektimin të kushtetutshmërisë se vendit, pa kompetenca ekzekutive dhe një që nuk përbën nivel të tretë të qeverisjes", tha ai. 

Miroslav Lajçak, i dërguari special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka bërë të ditur se i ka dhuruar kryeministrit Kurtit 15 modele evropiane te të cilat mund të gjejë inspirimin.

përparim kryeziu

Sondazh

Poll