Bota

Misteri i vdekjes së ish-aktivistit të LVV-së, raportohet se është gjetur një pjesë e mostrave të Astrit Deharit

Në mediat kosovare po raportohet se është gjetur një pjesë e mostrave të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të 2022-ës.

10 Mars 2023, 21:54 Nga a.l
Misteri i vdekjes së ish-aktivistit të LVV-së, raportohet se
Astrit Dehari

KOSOVË- Në mediat kosovare po raportohet se është gjetur një pjesë e mostrave të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të 2022-ës. Sipas gazetës Nacionale, mostrat janë gjetur në objektin e Mjekësisë Ligjore dhe janë kthyer aty ku kanë qenë më herët. Një media tjetër kosovare ka kontaktuar me zëvendësdrejtorin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Halitin për të mësuar nëse këto raportime qëndrojnë, por ka thënë se nuk mund të konfirmoj asgjë.

Sipas tij, Prokuroria ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për çështjen në fjalë. Sapo të kemi informacione tjera do t'iu njoftojmë me kohë. RTK, po ashtu, ka kontaktuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo, nuk e ka komentuar lajmin për gjetjen e një pjese të mostrave të Deharit. Haxhiu thotë se duhet t'i drejtoheni Prokurorisë dhe Policisë për këtë çështje.

astrit dehari

Sondazh

Poll