Sport

Pas 6 muajsh gjendet i vdekur në rrethana misterioze skiatori çek!

Sipas mediave çeke, Hayek ka pasur probleme pas një rasti të vështirë divorci, ndaj ka vendosur të arratiset nga vendlindja.

10 Mars 2023, 16:18 Nga DOSJA
Pas 6 muajsh gjendet i vdekur në rrethana misterioze skiatori çek!

ÇEKI - Parandjenjat e zeza dhe skenari më i keq u konfirmuan pasi Shoqata Çeke e Skive njoftoi se kërcyesi i skive Antonin Hayek u gjet i vdekur, pasi ishte zhdukur gjashtë muaj më parë.

Ai ka lindur më 12 shkurt 1987 në Friedland, afër kufirit me Poloninë dhe debutimin e tij ndërkombëtar e bëri më 9 shkurt 2002. Ky ish-sportist 36-vjeçar ka ndërruar jetë në rrethana ende të panjohura.

Ai asnjëherë nuk arriti të ngrihej në podium në serinë elitare, ndërsa tre herë   ishte i treti në garën e Çmimit të Madh të Verës.

Ai vendosi rekordin çek për fluturimin më të gjatë prej 236 metrash më 20 mars 2010.

Tre vjet më parë në janar, ai u bë trajner i kombëtares çeke në kërcim me ski, pasi zëvendësoi David Jirutek.

Antonin u zhduk në tetor 2022.

Më pas policia nisi një operacion të plotë kërkimi, kur u shfaq informacioni se ai ishte parë në Malajzi. Më pas kërkimeve i është bashkuar edhe policia e këtij vendi, por nuk ka mundur ta gjejë. Gjatë vjeshtës, informacioni i fundit për të erdhi nga ambasada çeke në Malajzi.

Sipas mediave çeke, Hayek ka pasur probleme pas një rasti të vështirë divorci, ndaj ka vendosur të arratiset nga vendlindja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll