Sport

‘Rilind’ Kukësi, fitorja e tretë radhazi ndaj Bylisit. Ndalet Teuta përballë Kastriotit...

Luhen në mesditë dy ndeshjet e para të javës së 25-të: Kukësi fiton 2-0 ndaj Bylisit, ndërsa Kastrioti ndahet në barazim 0-0 me Teutën

10 Mars 2023, 15:32 Nga DOSJA

‘Rilind’ Kukësi, fitorja e tretë radhazi ndaj Bylisit.

TIRANE - Duke nisur nga ora 13:00, javë luajtur dy ndeshjet e para të javës së 25-të të Abissnet Superiores. Skuadra verilindore e Kukësit ka fituar 2-0 ndaj Bylisit të Ballshit në ‘Kukës Arena’, duek u pëozicionuar në vendin e pestë, me 34 pikët e grumbulluara. Sakaq, në fushën sportive të Kamzës, Kastrioti i Krujës, edhe pse 10 lojtarë, ka barazuar 0-0 ndaj Teutës.

Kanë mjaftuar tri fitore radhazi, që skuadra e Kukësit, nga luftas për mbijetesë të ketë ambicie edhe për të kaluar ndonjë vend në Kupat e Europës. Pas një pjese të parë pa gola, në të dytën verilindorët kanë gjetur golat e mungur.

Madje po me të njejtën ‘personazhe’ që fitoi në transfertën kurbinase, ku fitoi 2-0 ndaj Laçit. Ai ishte fillimisht Atdhe Rashiti zhbllokoi sfidën në minutën e 66-të, pasi devijoi drejt rrjetës një goditje të Ndrecës, ndërsa rezultatin dhe fitoren 2-0 e vulosu kapiteni Gjelbrim Taipi në minutën e 80-të.

‘Rilind’ Kukësi, fitorja e tretë radhazi ndaj Bylisit.

Sakaq, në Kamëz, komplimentet i takojnë Kastriotit, i cili edhe pse ishte me dhjetë lojtarë në fushë, pas daljes jashtë të kapidenit Abaz Karakaçi me dy kartona të verdhë, arriti të frenojë skuadrën durrsake të Teutës dhe në fund të nënshkruajë një barazim 0-0.

Rezultat zhgënjyes ky për vendasit, që pozicionohen në vendin e fundit me 24 pikë dhe mbijetesa duket një mision i pamundur, ndërkohë që Teuta, pas barazimit me Vllazninë në ‘Niko Dovana’ ngec për të dytën here radhazi, duke u pozicionuar përkohësisht në vendin e shtatë me 3 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll