Aktualitet

Kush është Klevis Ruçaj, i apasionuar pas shpejtësisë dhe makinave luksoze, pamjet: Mos u shqetëso kur unë i jap makinës me një dorë

19-vjeçari ishte apasionuar pas shpejtësisë, të cilën e kishte reklamuar edhe përmes rrjeteve sociale.

10 Mars 2023, 15:51 Nga I.A
Kush është Klevis Ruçaj, i apasionuar pas shpejtësisë
Klevis Ruçaj

TIRANË- Klevis Ruçaj viktima e tretë e aksidentit tragjik në nënkalimin në hyrje të Tiranës, i cili drejtonte “Audin” me shpejtësi të madhe. I riu nuk i mbijetoi plagëve të rënda nga përplasja fatale, e cila mori 3 jetë njerëzish.

19-vjeçari ishte apasionuar pas shpejtësisë, të cilën e kishte reklamuar edhe përmes rrjeteve sociale. Në një prej videove të tij në rrjetet sociale ai lëvizte me shpejtësi deri në 271 km/h. 

“Mos u shqetëso kur i jap makinës me një dorë, por kur i jap me të dyja”, shkruan ai në videot e postuara në rrjete sociale, ndërsa kilometrazhi i makinës shënon 271 km/h.

klevis ruçaj

Sondazh

Poll