Aktualitet

KUJDES! PAMJE TË RËNDA- E reja dergjet pa jetë në asfaltin e autostradës pas aksidentit tragjik

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, disa momente pas aksidentit në rrugë duket që ka përfunduar një nga vajzat e pajeta që ndërruan jetë në vend nga përplasja.

10 Mars 2023, 15:46 Nga k.m.
KUJDES! PAMJE TË RËNDA- E reja dergjet pa jetë në asfaltin e
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Pamje të reja dalin nga aksidenti tragjik që ka ndodhi pasditen e djeshme në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, disa momente pas aksidentit në rrugë duket që ka përfunduar një nga vajzat e pajeta që ndërruan jetë në vend nga përplasja. E shtrirë në tokë, e reja dergjet deri në momentin që forcat e ndihmës së shpejtë e fusin në ambulancë për ta dërguar në morgun e Tiranës. 


Nga përplasja humbi jetën Klevis Ruçaj, 20 vjeç, banues në Fier, ishte në timonin e “Audit” dhe dy pasagjeret në mjet, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë. Të plagosur kanë mbetur 3 persona të tjerë, anëtarë të familjes Kurti (nëna, babai dhe djali; Qemal Kurti 60 vjeçe, dhe dy pasagjerët Alda Kurti dhe O.Kurti). Fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

aksidenti tragjik ne tirane

Sondazh

Poll