Aktualitet

Merr flakë kamioni në servisin në Vorë, shkak një defekt në mjet

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit

10 Mars 2023, 15:29 Nga a.l
 
Merr flakë kamioni në servisin në Vorë, shkak një
Foto ilustruese

TIRANË- Një kamion është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Vorë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në një servis në këtë zonë të kryeqytetit. Kamioni është djegur pjesërisht në pjesën para, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik. 

"Vorë/Informacion paraprak- Me datë 10.03.2023, në Vorë, në një servis, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht në pjesën e përparme një mjet tip kamion. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet", njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit

merr flakë makina në tiranë

Sondazh

Poll