Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Saimir Tahirit, ministri kërkon ulje dënimi, prokurori: Duam kohë të njihemi me dosjen

Seanca e radhës do të mbahet më 20.03.2023 në orën 10:00.

10 Mars 2023, 10:18 Nga A.B

 

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Saimir Tahirit, ministri kërkon ulje
Saimir Tahiri

TIRANË- Është shtyrë sërish seanca gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Tahiri i ka kërkuar trupës gjykuese që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove dhe të përfitojë ulje dënimi, por prokurori i çёshtjes kёrkoi kohё pёr t’u njohur me aktet voluminoze tё dosjes. Kjo bëri që seanca të shtyhej. Seanca e radhës do të mbahet më 20.03.2023 në orën 10:00.

Njoftimi: Seanca e kёrkuesit S.T me objekt “Llogaritje e vuajtjes sё dёnimit”, ёshtё celur sot mё datё 10.03.2023, nё prezencё tё Prokurorit tё çёshtjes dhe nё prezencё tё avokatit pёrfaqёsues tё zgjedhur sipas ligjit me autorizim prej kёrkuesit S.T dhe nё mungesё tё kёrkuesit S.T.

Nëse kjo kërkesë pranohet, Saimir Tahirit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg. GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’, por për shkak se ish-ministri kishte kërkuar aplikimin e procedurës së gjykimit të shkurtuar, iu ul 1/3 e dënimit, e tani Tahirit i duhet që të qëndrojë pas hekurave të burgut në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

 

saimir tahiri

Sondazh

Poll