Aktualitet

Shpërthimi me tritol në Kurbin, fqinjët: U frikësuam, më shkaktoi dëm 15 milionë lekë

Një prej tyre deklaroi për mediat se u tronditën nga shpërthimi e se dëmet që u shkaktoi ishin shumë të mëdha.

10 Mars 2023, 09:57 Nga A.B
Shpërthimi me tritol në Kurbin, fqinjët: U frikësuam,
Fqinjët e Likës

KURBIN- Fqinjët e Skënder Likës u tronditën nga shpërthimi me tritol që ndodhi mëngjesin e sotëm. Një prej tyre deklaroi për mediat se u tronditën nga shpërthimi e se dëmet që u shkaktoi ishin shumë të mëdha.

"Nuk e kuptuam se çfarë kishte ndodh. Vetëm kur pashë policinë dhe morëm vesh që ishte vënë tritol. Nuk e di nëse ka pasur njerëz brenda, nuk kam parë gjë. Kur kam dalë, krejt dyrët e dritaret janë plasaritur, tjengullat i patë vetë"

Pyetja- U frikësuat?

Fqinji: Si nuk i frikësuam. I kam këmbët keq duke ecur nëpër xhama prej frikës.

Pyetja- Vlera e dëmit?

Fqinji- Vlera e dëmit rreth 15 milion lekë. Do të ndërrohet krejt çatia. Kushdo që ka qenë, unë si kam asnjërit borxh, kam biznesin dhe familjen”, u shpreh fqinji

skender lika

Sondazh

Poll