Aktualitet

VIDEO/ Shpërthim me granatë në një banesë në Bulgarec, pronarët kanë ndërruar jetë, dyshohet konflikt për pronën

Banesa ishte bosh, pasi brenda saj nuk jeton njeri.

10 Mars 2023, 09:22 Nga A.B
VIDEO/ Shpërthim me granatë në një banesë në
shtepia

KORÇË- Shpërthen granata në një banesë në fshatin Bulgarec. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar. Banesa ishte bosh, pasi brenda saj nuk jeton njeri. Pronarët e saj kanë ndërruar jetë 4 vite më parë dhe nuk kanë fëmijë.


Mirëpo, Eqerem Leshnja, kushëriri i parë i pronarit pohon se për pronën ka një konflikt familjar, mosmarrëveshje pasi kërkojnë pjesë motrat. Nuk dihet ende shkaku i vendosjes së lëndës plasëse. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Dosja.al

shperthen granata ne korce

Sondazh

Poll