Aktualitet

Aksidenti tragjik te mbikalimi i Saukut! Ruçaj u pajis me patentë 1 vit më parë, i ndëshkuar disa herë nga Policia

Klevis është kapur me celular në dorë në mjet, pa siguracione e një sërë shkeljesh të tjera.

10 Mars 2023, 08:40 Nga A.B
Aksidenti tragjik te mbikalimi i Saukut! Ruçaj u pajis me patentë 1
Klevis Ruçaj


TIRANË- Klevis Ruçaj, 20-vjeçari i cili shkaktoi mbrëmjen e kaluar aksidentit tragjik, ku mbetën të vdekura 2 vajza dhe vetë ai, kishte 1 vit e pak muaj që ishte pajisur me patentë. Gazetarja Doriana Bezat raporton se i riu është ndëshkuar disa herë për parakalim, shpejtësi dhe veprime të ndaluara.

Shkeljet:

-Ndëshkuar për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator.

-Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022.

-Gjobitur për shpejtësi 15 nëntor 2022.

-Është kapur me celular në drejtimin e mjetit 9 dhjetor 2022.

-Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën 27 janar 2022.

aksidenti tragjik ne tirane

Sondazh

Poll