Aktualitet

FOTO/ 'Fluturoi' makinën nga Unaza e Saukut në autostradë, kush është shoferi 20-vjeçar që humbi jetën

Mësohet se Ruçaj teksa po drejtonte mjetin tip Audi A8, ka humbur kontrollin dhe u përplas me bordurat anash rrethrrotullimit të Saukut dhe më pas ka përfunduar në autostradë sipër një makinë tjetër.

9 Mars 2023, 23:38 Nga I.A
FOTO/ 'Fluturoi' makinën nga Unaza e Saukut në
Klevis Ruçaj

TIRANË- Fotoja e mëposhtme është e 20-vjeçarit Klevis Ruçaj, i cili u aksidentua pasditën e sotme në aksin Elbasan-Tiranë. Mësohet se Ruçaj teksa po drejtonte mjetin tip Audi A8, ka humbur kontrollin dhe u përplas me bordurat anash rrethrrotullimit të Saukut dhe më pas ka përfunduar në autostradë sipër një makinë tjetër. 

Nga aksidenti përveç të riut kanë humbur jetën dhe dy vajza të tjera që ndodheshin në makinë me të, identitetet e të cilave ende nuk dihen. Po ashtu kanë mbetur të plagosur dhe tre persona të tjerë që ndodheshin në makinën që Audi i ra për sipër.

FOTO/ 'Fluturoi' makinën nga Unaza e Saukut në
Klevis Ruçaj

klevis ruçaj aksident tragjik në tiranë

Sondazh

Poll