Aktualitet

Kontrollet në shtëpitë e Ahmetajt, SPAK merr në dorë dokumentacione në lidhje me pronat

Dokumentet e marra janë në duart e SPAK për shkak të hetimeve të nisura ndaj Ahmetajt.

9 Mars 2023, 20:47 Nga F.M
Kontrollet në shtëpitë e Ahmetajt, SPAK merr në dorë
Arben Ahmetaj

TIRANË- Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me kontrollet që po ushtrohen në shtëpitë e deputetit të Partisë Socialiste Arben Ahmetaj. Mësohet se në banesën ku jeton ish-gruaja Albina Mancka dhe në vilën ku jeton Ahmetaj me partneren e tij, Erjola Hoxha, janë gjetur e sekuestruar dokumentacione pronësie.

Gjithashtu, në vilën që është në emër të Hoxhës është gjetur edhe një shumë parash prej 30 mijë eurosh. Dokumentet e marra janë në duart e SPAK për shkak të hetimeve të nisura ndaj Ahmetajt, për përfshirjen në skemën e inceneratorëve.

arben ahmetaj

Sondazh

Poll