Aktualitet

Kontrollet në shtëpinë e Ahmetajt, Lala: Zgjatën afro dy orë! U morën vetëm dokumente, në banesën e ish-gruas s’u gjetën para

Lala tha se kontrollet kanë zgjatur afro dy orë dhe janë zhvilluar në shtëpinë e ish-gruas së Ahmetajt dhe në vilën ku deputeti socialist jeton aktualisht me partneren.

9 Mars 2023, 21:12 Nga F.M
Kontrollet në shtëpinë e Ahmetajt, Lala: Zgjatën afro dy
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me kontrollet që janë ushtruar në pronat e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Në një prononcim për “Open”, Lala tha se kontrollet kanë zgjatur afro dy orë dhe janë zhvilluar në shtëpinë e ish-gruas së Ahmetajt dhe në vilën ku deputeti socialist jeton aktualisht me partneren.

“Kanë sekuestruar dokumentacione që tregojnë planet e hartimit të vilës luksoze që ndodhet në zonën e Hamallajt. Gjithashtu janë sekuestruar 30 mijë euro. Kontrolli tjetër që ka filluar në orën 14:40 për të përfunduar në orën 15:20 është zhvilluar në shtëpinë e ish-bashkëshortes së Ahmetajt, por aty nuk janë gjetur para, por vetëm disa dokumentacione. Ky kontroll po bëhet për shkak të vijimit të hetimeve për inceneratorët,”- tha Lala ndër të tjera.

arben ahmetaj

Sondazh

Poll