Aktualitet

Mblidhet Task-Forca anti-kanabis në Shkodër/ Drejtori i Policisë: Ka shpërndarës droge pranë shkollave. Angoni: Ka pasur më shumë mbjellje këtë vit

Gjatë fjalës së saj, Prefektja Majlinda Angoni bëri të ditur se gjatë vitit 2022 janë shënuar 89 raste më shumë se në vitin 2021 të goditjes së kultivimit të narkotikëve.

9 Mars 2023, 23:12 Nga I.A
Mblidhet Task-Forca anti-kanabis në Shkodër/ Drejtori i Policisë:
Mbledhja e Task-Forces

SHKODËR- Taks-Forca anti-kanabis është mbledhur ditën e sotme në Prefekturën e Qarkut të Shkodrës, ku pjesëmarrës ishin edhe prefektja e qarkut, Majlinda Angoni dhe drejtori i Policisë Vendore të Shkodrës, Ervin Hodaj. Gjatë mbledhjes u evidentuan disa problematika lidhur me mbjelljen, shpërndarjen dhe konsumin e kanabisit, si dhe për efektet negative në shoqëri. Gjatë fjalës së saj, Prefektja Majlinda Angoni bëri të ditur se gjatë vitit 2022 janë shënuar 89 raste më shumë se në vitin 2021 të goditjes së kultivimit të narkotikëve.

“Gjatë vitit të 2021 janë evidentuar 102 raste të kultivimit, ndërsa në vitin që lamë pas janë 190 raste të kultivimit të lëndëve narkotike. Kemi më shumë rrënjë të mbjella këtë vit. Për 102 rastet e evidentuara, janë proceduar penalisht 111 persona, nga të cilët 79 autorë. Si rezultat i masave, gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti nuk ka rezultuar asnjë rast. Individ dhe grupe kriminale bejne perpjekje per gjetjen e rrugeve per kultivimin e bineve narkotike per shtepi bari permes energjise elektrike. Eshte e nevojshme te punohet per sensibilizimin e publikut per pasojat qe sjell droga duke perfshire edhe indiferencen e qytetareve. Bashkepunim mes institucioneve per kontrollin e territorit. Kontrolle nga OSHEE per konsumin e energjise elektrike me dhe pa kontrate dhe te njoftohet policia”, tha Agoni.

Ndërkohë që drejtori i policisë vendore Ervin Hodaj ka deklaruar se kërkohet një qasje e re për goditjen e grupeve kriminale si dhe luftën ndaj drogës. Po ashtu Hodaj thëksoi se nuk ka informacion për vendosjen e DEA-s amerikane në Shqipëri me qëllim luftimin e krimit që merren me trafikimin e drogës.

“Ne si punonjës policie ndiejmë përgjegjësi për parandalimin e kultivimit të kanabisit. E vlerësos shumë këtë nismë, në mënyrë që qarku jonë të mos shënohet më me të kuqe në hartë. Duke bashkëpunuar në aspekte të ndryshme me të gjithë ju, me agjenci shtetërore të zbatimit të ligjit, përgjegjëse për edukimin, reduktimin e përdorimit të drogës, krimit dhe dhunës. Kjo strategji e re duhet të jetë gjithëpërfshirëse për të parandaluar fenomenin. Unë kam pak javë që jam caktuar me detyrë në Shkodër. Një nga shqetësimet është edhe prania dhe përdorimi i lëndëve narkotike, kryesisht kanabis, në mjedise, rrugë dhe ambiente publike. 30 shperndares ne afersi te shkollave, mosha mesatare 22 dhe me i vogli 15. Kjo ndodh nga prania e lendeve narkotike ne vendet ku jetojme, shitet droga ne shkolla e lokale per te nxjerre fitime. Dhe keto fitime duhen per te paguar avokatin per ti nxjerre nga burgu. Duhet te kerkojme nje zgjidhje me te mire dhe me afatgjate. Duhet te thyejme kete cikel qe ekziston ne qarkun tone per dhjetra vjet. Ne 2022, 65 takime sensibilizuese, proceduar penalisht 7 inspektor pyjesh dhe 19 punonjes te OSHEE. Kapacitet e policise jane te afta per te perballuar luften ndaj droges. Per dean amerikane qe ka ardhur ne Shqiperi nuk kam informacion. Kerkon nje qasje te re parandalimi i kultivimit. Jemi ketu per te gjetur nje zgjidhje te re duke perfshire edhe moskontrollin e duhur te Dukagjinit”, tha Hodaj.

majlinda angoni ervin hodaj

Sondazh

Poll