Bota

Lajcak: Nuk ka arsye për tu frikësuar, Kurtit i kam dorëzuar 15 modele evropiane për Asociacionin

Sipas tij, asnjë prej këtyre modeleve nuk ka çuar në mosfunksionim te shtetet që kanë implementuar këto modele, dhe asnjëra prej tyre nuk kanë të bëjnë asgjë me Republikën Sprska në Bosnje & Herzegovinë.

9 Mars 2023, 21:58 Nga I.A
Lajcak: Nuk ka arsye për tu frikësuar, Kurtit i kam dorëzuar 15
Miroslav Lajçak

KOSOVË- Përfaqësuesi i Posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se kryeministrit Kurti i ka dhënë 15 modele evropiane për Asociacioninm në të cilat mund të gjejë inspirim. Në një intervistë për emisionin “Context” në ATV, Lajçak tha se është koha për të ndryshuar narrativën nga Kurti dhe se ,në vend se të thuhet se çka nuk duhet të jetë asociacioni, të shihet si mundësi për të përmirësuar cilësinë në komunikim ndërmjet Qeverisë dhe serbëve të Kosovës. Sipas tij, asnjë prej këtyre modeleve nuk ka çuar në mosfunksionim te shtetet që kanë implementuar këto modele, dhe asnjëra prej tyre nuk kanë të bëjnë asgjë me Republikën Sprska në Bosnje & Herzegovinë.

“Unë e kuptoj se kjo është një çështje e ndjeshme, në Kosovë, për zotin Kurti. Por është koha ta ndryshojmë narrativën. Dhe në vend se të thuhet se çka nuk duhet të jetë asociacioni, të shihet si mundësi për të forcuar dhe përmirësuar cilësinë në komunikim ndërmjet qeverisë në Prishtinë dhe serbëve të Kosovës, dhe po ashtu të ketë transparencë në marrëdhëniet ndërmjet serbëve të Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me normat ekzistuese, standardet dhe modelet evropiane. Nuk ka arsye aspak për t’u frikësuar, sepse siç e thashë unë ia kam dhënë kryeministrit Kurti 15 modele evropiane te të cilat mund të gjejë inspirimin”, tha Lajçak.

miroslav lajçak dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll